A do të jetë Përparim Rama kandidat për Prishtinën, flet Abdixhiku

A do të jetë Përparim Rama kandidat për Prishtinën, flet Abdixhiku

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka hezituar të flasë lidhur me raportimet për kandidaturën e arkitetit të njohur, Përparim Rama për kryetar të Prishtinës.

Është raportuar gjatë ditës se ariktekti Përparim Rama do të jetë kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, nga radhet e LDK-së, mirëpo për këtë Abdixhiku është përgjigjur se s’ka ndonjë koment.

Por, lidhur me këtë, Abdixhiku hezitoi të flasë, duke thënë se nuk ka koment.

“S’kam koment, ju lus të prisni edhe pak kohë, deri t’i bëjmë publike kandidaturat”, thotë Abdixhiku në ATV.

Derisa u pyet prapë se a mund të jetë Rama kandidat i LDK-së, për kryetar të Prishtinës, Abdixhiku thotë se “S’kam koment”.

Related Articles