Danier Serwer, profesori universitar në John Hopkins University, vlerëson se nuk do të ketë takim të ri mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, para zgjedhjeve të prillit në Serbi.
“Ka mundësi që të ketë takim, por dyshoj që kjo gjë mund të ndodh para zgjedhjeve në Serbi”, tha ai për Kosovo-Online.
Serwer tha se edhe Kosova ka përgjegjësi për llogaridhënie për të zhdukurit gjatë luftës, dhe se viktimat të shkaktuara nga shqiptarët, duhet të gjendet përgjegjësit.
Profesori amerikan gjithashtu tha se nuk pret që të hiqet regjimi i vizave nga Bashkimi Evropian për Kosovën.
“Do të ishte budallallëk të pritej kjo gjë, por shpresoj të ndodh në 2022. Francezët dhe holandezët duhet t’i shpjegojnë Prishtinës pse ngurrojnë, dhe t’i japin shans Prishtinës të përmbushin pse-të”, tha ai.