‘A do të largohet Messi nga PSG dhe të kthehet te Barca’ – Scaloni pyetet për superyllin argjentinas

‘A do të largohet Messi nga PSG dhe të kthehet te Barca’ – Scaloni pyetet për superyllin argjentinas

Lionel Messi vazhdon të jetë pjesë e spekulimeve për një largim potencial nga Paris Saint-Germaini, ndërsa Lionel Scaloni është pyetur për të ardhmen e tij.



Superylli argjentinas ka kontratë me kampionin francez deri në fund të këtij sezoni, që do të thotë se mund të mbetet lojtar i lirë në fund të sezonit.

Ka pasur thashetheme për një rikthim të kampionit të botës te Barcelona, po ashtu është lidhur me kalim të mundshëm në Amerikë apo në Lindjen e Mesme.

Në moshën 35 vjeçari, Messi është para një vendimi të vështirë, ndërsa siç transmeton Goal – trajneri i Argjentinës ka thënë se nuk ka informacion në lidhje me të ardhmen e tij.

“Unë nuk jam në kokën e tij, nuk e di se çfarë është duke menduar ai, nuk e di se çfarë do të bëjë. Ajo që dua, është që ai të luajë, të jetë në fushë, të jetë i lumtur”.

“Do të doja që të vazhdonte të luajë. 102 gola (me Argjentinën). Shpresoj të ketë më shumë. Meriton gjithë lëvdatat”, është shprehur Scaloni.

Related Articles