A do të largohet nga Osijeku, flet vet Mirlind Daku

A do të largohet nga Osijeku, flet vet Mirlind Daku

Ditën e djeshme u raportua se ylli kosovar, Mirlind Daku do të huazohet tek Bundesliga 2 apo në njërën nga skuadrat Sllovene, dhe këtë e ka konfirmuar vet Daku.

Daku konfirmuar se e ka zgjatur kontratën me klubin e tij, Osijek, edhe për 2 vite të tjera, Daku ka potencuar se ka nevojë të luajë që ta ndjek ritmin që kishte në Kosovë.

“Kontratë kemi nënshkruar me Osijekun, tani që mendojnë me vazhdu këtu mirë, që jo do iki në huazim dhe Bundesliga 2 dhe Sllovenia jane si opsion”, tha Daku për media online.

“Kam nevojë për lojë, s’ka rwndwsi se ku, me rëndësi me lujtë e me vazhdu atë ritëm që e kam pas në Kosovë”, përfundoi Daku.

Kujtojmë se Daku ishte pjesë e Ballkanit në stinorin 2020/21, ku theu rekordin për më së shumti gola të shënuara në Superligën e Kosovës.

Ndryshe, Daku ka realizuar plot 31 gola gjatë sezonit të fundit në Superligë, por Challandes nuk i dha hapësirë në ndeshjet e Kosovës, duke mos mundur sulmuesi t’i tregojë aftësitë e tij.

Në qershor, edhe pse ishin dy miqësore për t’i testuar futbollistët e rinj, ‘bomberi’ i Superligës së Kosovës, Mirlind Daku, luajti në total vetëm 10 minuta në të dy ndeshjet.

Related Articles