A do të luhet derbi i Anamoravës me tifozë – Gjilani jep njoftimin e rëndësishëm

A do të luhet derbi i Anamoravës me tifozë – Gjilani jep njoftimin e rëndësishëm

Derbi më i madh në futbollin e Kosovës ndërmjet Gjilanit dhe Dritës do të zhvillohet këtë fundjavë, në kuadër të javës së 17-të.

Sfida e rivalëve të përjetshëm do të zhvillohet të dielën, në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, me fillim nga ora 13:00.

Për dallim nga derbi paraprak që u zhvillua në Lipjan, ky derbi do të zhvillohet në “shtëpinë” e dy skuadrave, me Gjilanin nikoqir.

Kuqebardhët kanë njoftuar se ky derbi do të zhvillohet vetëm me praninë e tifozerisë vendase, këtë rast “Skifterat” që përkrahin Gjilanin.

“Tribuna qendrore e stadiumit sintetik do të jetë e hapur vetëm për tifozërinë vendase, ndërkohë kërkojmë mirëkuptim për numrin e limituar të personave të cilët do kenë mundësi të pajisen me bileta” – thuhet ndër tjerash në njoftim.

Derbi i fundit mes dy ekipeve u zhvullua në Lipjan, me Dritën nikoqire, e cila vendosi që të pranishëm të jenë vetëm tifozët e saj, “Intelektualët”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tribuna qendrore e stadiumit sintetik do të jetë e hapur vetëm për tifozërinë vendase, ndërkohë kërkojmë mirëkuptim për numrin e limituar të personave të cilët do kenë mundësi të pajisen me bileta.

Biletat mund t’i merrni tek anëtarët e tifo grupit “Skifterat”, të cilat do të jenë të personalizuara me emra dhe mbiemra, si dhe do të mbajnë barkodin e veçantë për të këtë ndeshje.

Asnjë person nuk do lejohet të afrohet në hapsirat e stadiumit nëse nuk është i pajisur paraprakisht me biletë.

Parkingu brenda stadiumit do jetë i mbyllur (përveç automjeteve zyrtare) dhe nuk do të lejohet parkingu i veturave afër hapsirave të stadiumit për shkak të sigurisë.

Zyra për informim

08 Dhjetor, 2023

Related Articles