Ja kur do të tërhiqet shorti për 1/8 e finales në Kupën e Kosovës

Ja kur do të tërhiqet shorti për 1/8 e finales në Kupën e Kosovës

Gjatë kësaj jave janë zhvilluar ndeshjet e 1/16-tës në Kupën e Kosovës, ku favoritët kaluan në rundin tjetër.

Fituesi i Kupës së Kosovës Prishtina kaloi pa problem duke e mposhtur Rahovecin edhe ekipet tjera të Superligës fituan pa problem, përjashtuar Fushë Kosovën e Lirinë, shkruan Gazeta e Enigma.

Komisioni i Garave ka njoftuar se shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës do të tërhiqet të martën më 12 dhjetor nga ora 12:00 në selinë e FFK-së.

Më poshtë keni ekipet e plota që e kanë kaluar këtë rund të Kupës së Kosovës:

Llapi, Prishtina, Malisheva, Dukagjini, 2-Korriku, Trepça-89, Gjilani, Feronikeli-74, Drita, Rilindja1974, Vellaznimi, Ballkani, Prishtina e Re, Suahreka23 ,Vjosa, Dinamo

Related Articles