A do të zgjidhet Ismajl Kurteshi kryesues i Asamblesë së Gjilanit?

A do të zgjidhet Ismajl Kurteshi kryesues i Asamblesë së Gjilanit?

Kuvendi Komunal i Gjilanit sot në orën 15:00 do të mbajë seancë, ku pritet zgjedhja e kryesuesit.

Një nga emrat më të lakuar për këtë pozitë, është Ismajl Kurteshi.

Front Online ka kontaktuar Kurteshin, me ç’rast e ka pyetur se a do të jetë kandidat për kryesues, por ky i fundit nuk e ka konfirmuar informacionin, por as nuk e ka mohuar.

“ Këtë do ta shohim në Kuvendin e Komunës në ora 15:00. Këtë gjë nuk mund ta konfirmojë askush, pasi që do të votohet në Kuvend, nuk e kemi të definuar emrin, vetëm pozitat i kemi të definuara me PDK-në, për asnjë pozicion nuk i kemi emrat e definuar”, tha Kurteshi.

Për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Gjilanit, sot LVV-ja ka arritur marrëveshje me PDK-në të cilët do t’i takon posti i nënkryetarit dhe katër drejtori, drejtorinë për Buxhet Dhe Financa, Drejtorinë e Bujqësisë, Zhvillimit Ekonomik dhe Shëndetësisë. Përndryshe, Ismajl Kurteshi më herët ka qenë deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës.  / Gazeta Enigma.

Related Articles