Kryetar në Prizren dje u zgjodh Shaqir Totaj i Partisë Demokratike të Kosovës, duke e mposhtur kundërkandidatin e tij të Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskukën.
Klan Kosova ka qenë në Komunën e Prizrenit për të parë nëse Haskuka ka shkuar në punë një ditë pas përfundimit të zgjedhjes, kjo pasi ai në zgjedhjet e kaluara të vitit 2017 u zgjodh kryetar i këtij qyteti.
Haskuka në orët e hershme të mëngjesit nuk është se ishte në punë për aq sa ka qëndruar ekipi i Klan Kosovës. /Gazeta Enigma.