Ralf Rangnick nuk e ka pyetur Cristiano Ronaldon nëse ai është i lumtur në Manchester United, duke i shtuar edhe më shumë fjalët në lidhje me pakënaqësitë e lojtarit pas largimit të tij nga Juventusi verën e kaluar dhe aventurën e re në ANgli.
Trajneri gjerman zbuloi së fundmi për shtypin se ai ‘nuk e ka pyetur nëse Ronaldo është i lumtur në Mançester’, duke u fokusuar vetëm në formën dhe disponueshmërinë e yllit portugez për ndeshjet e ardhshme të ‘Djajve të Kuq’.
Kjo tregon që ish-sulmuesi i Real Madridit nuk është i kënaqur me situatën në klubin nga veriperëndimi i Anglisë.
Është e drejtë të thuhet se rikthimi i Ronaldos në Manchester United nuk ka shkuar siç ishte planifikuar. Shumë tifozë besuan se Djajtë e Kuq ishin një nga fituesit e afatit kalimtar të verës së kaluar pasi sollën Raphael Varanen dhe Jadon Sanchon përkrah sulmuesit portugez, por rezultatet zhgënjyese dhe paraqitjet e dobëta kanë sjellë më shumë dhimbje sesa kënaqësi për tifozët e kuq.
Epoka e Ronaldos në Torino nuk ishte e thjeshtë dhe nuk shkoi siç ishte planifikuar, me skuadrën që humbi dominimin në Itali dhe nuk arriti të përballonte një sfidë si Liga e Kampionëve, por ai nuk u kritikua aq shumë sa tani në Angli.
Sulmuesi portugez kishte shifra dukshëm më të mira në Torino; në sezonin e tij të fundit të plotë në Juventus, Ronaldo shënoi mesatarisht 0.93 gola për 90 minuta, asistoi në 0.51 gola për 90 minuta dhe kishte 1.93 goditje në portë për 90.
Në krahasim, këtë sezon me Manchester United statistikat e tij janë 0.44 gola për 90 minuta, 0.39 asistime për 90 minuta dhe 1.23 goditje në portë për 90 minuta.
Juventusi tani me sa duket ka rezervuar vendin e tyre në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm dhe madje mund të nisë një sfidë për titullin edhe pse me vonesë, ndërsa Manchester United ndodhet në vendin e 5-të në Ligën Premier dhe duket i destinuar të humbasë një vend në top katërshe, duke qenë një pikë prapa Arsenalit, që kanë tre ndeshje në pakë të zhvilluara.