A i gjuajti Luizi? Publikohen pamjet që Kiara nuk donte të transmetoheshin

A i gjuajti Luizi? Publikohen pamjet që Kiara nuk donte të transmetoheshin

Ditën e sotme u bënë publike për herë të parë pamjet e momentit të shumëdiskutuar ku Luizi i shtyn këmbën Kiarës. Në “Big Brother Fun Club” u transmetuan pamjet ku Kiara e shtyu me këpucë Luizin, teksa ky i fundit po fliste për nominimin.

Këngëtari nga ana tjetër e gjuajti me shuplakë në këmbë, teksa duket se ishte në një moment kur po fliste seriozisht dhe nuk dëshironte që të pengohej. Në dhomën e rrëfimit, Kiara është pyetur për atë incident, për të cilin tha se ishte gjë koti.

“E shtyva unë me majë të këpucës që të pushojë, ai ma shtyu këmbën. Nuk më qëlloi më shtyu, sepse unë e shpova me takë te gjuri që mos fol ndërkohë që kishte plan të thoshte këtë gjënë që tha për Kristin dhe Armaldon. Një gjë kot”, deklaroi Kiara.

Madje, moderatorja kërkoi që të mos transmetohej kjo pjesë e të mos diskutohej si rast dhune.

Related Articles