Mbyllet pjesa e parë e derbit mes Interit dhe Juventusit

Mbyllet pjesa e parë e derbit mes Interit dhe Juventusit

Juventusi e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 1-0 në derbin ndaj Interit që po luhet në kuadër të javës së 27-të në Serie A.



Zonja e Vjetër e nisi derbin furishëm, kur shënoi për 1-0 në minutën e 23-të me anë të Filip Kostic.

VAR-it iu nevojitën disa minuta për të shikuar nëse goli i rregullt, derisa u konfirmuar pas katër minutash se duhej të pranohej.

Bianconerët vazhduan me presion të lartë ndaj Nerazzurëve, duke rrezikuar më pas me anë të Nicolo Fagiolit që lëshoi një harkim brenda zonës në minutën e 35-të, por aty nuk ishte askush që t’i përgjigjej.

Interi më pas rrezikoi me anë të Romelu Lukakut në minutën e 41-të, mirëpo belgu gjuajti jashtë me kokë.

45 minutat e parë përfunduan me një dominim të lehtë nga mysafirët, ndërsa në pjesën e dytë me gjasë do të ketë së paku edhe një gol.

Related Articles