Ambasadori britanik në Prishtinë, Nicholas Abbott është pyetur nëse kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidentja Osmani kanë përmbushur pritshmëritë pas zgjedhjes së tyre në pozitat kryesore të shtetit.
Në një intervistë për median serbe “Kossev”, Abbott është përgjigjur duke thënë se diplomacia moderne nuk i përfshinë pritshmëritë.
Sipas tij, tij qeveria e Kurtit është ende e re dhe ajo po punon nën sektorët për të cilët ka premtuar.
“Mendoj se diplomacia moderne nuk përfshin pritshmëritë. Nuk po sillem unë me ndonjë lloj raporti që dërgojmë. Marrëdhëniet diplomatike janë shumë më të ndërlikuara dhe shumë më të drejtpërdrejta. Qeveria e Kurtit është ende e re, edhe pse qeverisja e Kurtit ishte jetëshkurtër një vit më parë. Jemi ende në një fazë ku kjo qeveri ende po punon për atë që duhet bërë”.
“Është votuar me shumicë me fokus punësimin dhe drejtësinë. Dhe unë mendoj se kryeministri po i përmbahet kësaj. Ai e sheh vërtet si prioritet të qeverisë. 2021 nuk ishte i lehtë për asnjë qeveri në botë. Pandemia ka komplikuar shumë gjithçka. Pra, në një farë mënyre, ne ende presim të shohim se ku do të shkojë kjo qeveri”, ka thënë Abbott./Gazeta “Enigma”/