A ia shkroi Vivi pyetjen e ligë Mbresës? Flet protagonistja

A ia shkroi Vivi pyetjen e ligë Mbresës? Flet protagonistja

Këtë të diel në Big Talk në Klan Kosova ishte e ftuar e eliminuara e fundit nga Big Brother Vip Kosova, Vivien Thano.

Një pyetje e pazakontë e cila ngjalli shumë reagime në darkën e të nominuarve iu bë banores Mbresa Hajrullahu nga njëri prej banorëve.

E pyetur nga moderatorja Elita Rudi nëse pyetja erdhi nga ajo, Viven Thano tha se e kishte ngacmuar Mbresën gjatë ditës duke i thënë se mos i ka ndodhur diçka kur Mbresa kishte qenë në lidhje me dikë.

“Unë e kam ngacmuar Mbresën për këtë punën e çifteve, por Mbresa nuk ka hyrë kurrë në mes meje dhe Getit, në asnjë lloj momenti. Më erdhi shumë keq që isha fokusuar të ajo gjëja sepse unë vetëm i thosha që t’ka ndodh ndonjë gjë kur ke qenë ti lidhur me dikë tjetër edhe ka hyrë dikush tjetër”.

Por, a ishte Vivi ajo që ia bëri pyetjen që e bëri Mbresën të ndihet keq?

Related Articles