A mund të përdoren deklaratat e Kurtit e Abazit në Hagë?

A mund të përdoren deklaratat e Kurtit e Abazit në Hagë?

Deklaratat e Kurtit dhe Abazit në lidhje me ish-liderët e UÇK-së po konsiderohen se mund të merren si dëshmi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Tash e shtatë muaj ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po gjykohen në Hagë. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi e Sali Mustafa po përballen me akuzat e ngritura për krime lufte e krime kundër njerëzimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Këta të fundit këto akuza po i bazojnë në dëshmitarë por edhe në materiale të ndryshme. Në këto dëshmi bëjnë pjesë edhe libra të shkruar por edhe intervista të tyre të dhëna për televizionet vendore.

E një intervistë në lidhje me të kaluarën e ka dhënë edhe kryeministri i Kosovës. Albin Kurti nga Brukseli ka kërkuar eliminimin e kriminelëve të luftës nga skena politike.

Një tjetër deklaratë, por tani në emër të veçantë për ish-kryetarin e kuvendit, Kadri Veseli e ka dhënë ish-zëvendëskryesministri i Kosovës. Haki Abazi e ka quajtur Kadri Veselin kriminel, ndërsa këtë sipas tij e ka të bazuar nga e kaluara e tij e në raporte të ndryshme.

“E ka thënë raporti i Kforit që Kadri Vesesli është kriminel, edhe që ka qenë njeri i Shik-ut..”, kishte deklaruar Abazi.

Por a mund të përdoren nga Zyra e Prokurorit të Specializuar këto deklarata?

Avokati, Taulant Hodaj ka thënë se nga e kaluara e kemi parë që Prokuroria i shfrytëzon deklarimet publike. Në mënyrë që të mos pengohet procesi gjyqësor në Hagë, po kërkohet që zyrtarët shtetërorë të kenë kujdes me deklaratat e tyre në publik.

Related Articles