“A po e ngon kënd, a veç veten?” – Baca Rifat e pyet ministrin Sveçla

“A po e ngon kënd, a veç veten?” – Baca Rifat e pyet ministrin Sveçla

Për nder të “Epopesë së UÇK-së”, kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca janë pritur në kullë nga Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari, raporton Gazeta Enigma.

Në një moment gjatë takimit, Baca Rifat i bëri një pyetje interesante ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“A po të ngo kush, a po e ngon kënd, a veç veten”, pyeti Baca Rifat, teksa e menjëhershme ishte replika e Sveçlës. Ai tha “Edhe unë po ngoj”.

Kjo është biseda e plotë:

Rifat JashariSi je? A po të ngo kush a po e ngon kënd a, a veç veten?

Xhelal SveçlaPo ngoj.

Rifat JashariUnë sa herë kom ngu, gjithë më mirë ma ka qitë.

Xhelal Sveçla: Edhe unë po ngoj.

Më pas, baca Rifat flet më kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Para se gazetarët të largohen nga kulla, baca Rifat uron gjithë shqiptarët me “Epopenë e UÇK-së”.

Urime fesat të gjithëve, ishalla shëndeti, ishalla gjithë e më mirë”, ka thënë Jashari.

Related Articles