“A po ua bën shqiptarëve pasaportën e Serbisë”, Pacolli përplaset me komentuesin

“A po ua bën shqiptarëve pasaportën e Serbisë”, Pacolli përplaset me komentuesin

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, është ëprplasur me një qytetar i cili e ka akuzuar se po ua bën pasaportat e Serbisë, shqiptarëve që i dërgon për të punuar në Kazakistan.

Në njoftimin për situatën në Kazakistan dhe kosovarët që ndodhen atje, qytetari e ka pyetur Pacollin nëse po ua bën pasaportat e Serbisë shqiptarëve që i ka të punësuar në Kazakistan.

“A po jav ban hala shiptarve pasaportat e serbise per mi qu ne Kazakistan me punu allahile”, ka komentuar qytetari.

E këtij komenti i është ëprgjigjur Pacolli, i cili ka deklaruar se punëtorët kosovarë kanë pasaporta të Kosovës.

“Puntoret kosdovare, te gjithë kane pasaporta te Kosoves. E ti…po del qe po shpief, nuk kam çka te bej…”, i është përgjigjur Pacolli.

Related Articles