A u bë kosovar Martin Berishaj pak para se të propozohej për ambasador të Kosovës në Kroaci?

A u bë kosovar Martin Berishaj pak para se të propozohej për ambasador të Kosovës në Kroaci?

I propozuari për ambasador të Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, nuk e kishte edhe më parë shtetësinë e Kosovës.

Duket se Berishaj ka marrë atë pak para se të propozohej për ambasador.

Kështu tregojnë dokumentet e publikuara nga Demokracia.com përcjell Gazeta Enigma.

Sipas këtyre dokumenteve ai e ka parashtruar kërkesën më 7 janar tek Vjosa Osmani, e cila në atë kohë ishte ushtruese e detyrës së presidentes.

Ndërsa shtetësia atij i është dhënë me dekret më datë 14 prill./Gazeta Enigma/

Related Articles