Kryetari i Deçanit dhe anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bashkim Ramosaj, ka thënë se partia e tij është e gatshme të jetë pjesë e dialogut me Serbinë.
Ai tha se në diskutimin që ka pasur me kreun e partisë, ish-kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Kryesinë, është gatshëm të kontribuoj për tema që janë të rëndësishme për vendin.
Sipas Ramosajt, nëse një gjë e tillë i kërkohet kryetarit Haradinaj, AAK-ja do të jetë pjesë e dialogut.
“Në bisedat qe kemi pasur me zotëri Haradinaj dhe me Kryesinë e AAK-së është tepër e veçantë sepse lideri jonë gjithmonë e ka gatishmërinë për tema që janë të rëndësishme për shtetin edhe politike. Në rast se i kërkohet Aleancës të jetë pjesë e dialogut si lider besoj se do të jemi pjesë e dialogut”.