Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ka zyrtarizuar kandidaturën e, Arta Ahmeti-Xhylanit për kryetare të Drenasit, raporton Gazeta Enigma.
Lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj tha se kandidatja është me përvojë pune në institucione shtetërore dhe në ndërmarrësi.
“Arta Ahmeti-Xhylani është kandidate e Aleancës për kryetare të komunës së Drenasit. Një grua dhe një nënë e suksesshme, ajo është juriste me profesion, me përvojë pune në institucione shtetërore e gjithashtu edhe në ndërmarrësi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.