AAK-ja zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Drenasit

AAK-ja zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Drenasit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ka zyrtarizuar kandidaturën e, Arta Ahmeti-Xhylanit për kryetare të Drenasit, raporton Gazeta Enigma.

Lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj tha se kandidatja është me përvojë pune në institucione shtetërore dhe në ndërmarrësi.

“Arta Ahmeti-Xhylani është kandidate e Aleancës për kryetare të komunës së Drenasit. Një grua dhe një nënë e suksesshme, ajo është juriste me profesion, me përvojë pune në institucione shtetërore e gjithashtu edhe në ndërmarrësi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Arta Ahmeti-Xhylani është kandidate e Aleancës për kryetare të komunës së Drenasit. Një grua dhe një nënë e…Posted by Ramush Haradinaj on Wednesday, August 11, 2021

Related Articles