AAK, Kurtit: Pasi po flet për zhdukje, fol edhe për zhdukjen e miellit, të mostrave të Deharit dhe aferat korruptive

AAK, Kurtit: Pasi po flet për zhdukje, fol edhe për zhdukjen e miellit, të mostrave të Deharit dhe aferat korruptive

Tash pas skandalit më të madh diplomatik që ka shkaktuar me populizmat e tij e bën një deklaratë elektorale si kjo me zhdukjen e opozitës“.

Kryeministri Albin Kurti foli dje në një konferencë për media për mundësinë e zgjedhjeve të reja, të cilat po i kërkon opozita.

Kurti tha se zgjedhjet e parakohshme s’i konvenojnë opozitës, pasi ajo “zhduket”.

“Opozita herë kërkon dorëheqjen time, herë kërkon shkarkimin tim e herë kërkon zgjedhje të parakohshme. Më lejoni t’ju them që zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk i konvenojnë as qeverisë dhe as opozitës”.

“Opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse i humbë, e qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita”, tha Kurti.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në një deklaratë për Sinjalin, zyra për media e kësaj partie, ka thënë se Kurti duhet të flasë për zhdukjen e miellit, të mostrave të Deharit dhe të aferave korruptive.

“Sa herë që Kryeministri është i mbështetur për muri bën diverzion duke kritikuar opozitën për të nxjerr reagime. Tash pas skandalit më të madh diplomatik që ka shkaktuar me populizmat e tij e bën një deklaratë elektorale si kjo me zhdukjen e opozites”, tha partia e Ramush Haradinajt për Sinjalin.

“Pasi që vec ka fol për zhdukje, Kurti do duhej të flas për zhdukjen e miellit dhe të mostrave të Deharit, por edhe per aferat korruptive të njererzve të afert të tij dhe nepotizmin e skajshem”.

Related Articles