Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për Gjermani, ka formuar degën e saj në Berlin.
Kjo në kuadër të formimit të degëve gjithandej Gjermanisë.
Kështu ka njoftuar, kreu i AAK-së për Gjermani, Ukë Blakaj.
“Në kuadër të rritjes dhe fuqizimit të Aleancës në Gjermani, sonte formuam Degën në Berlin. Kryetar i Degës së Aleancës në Berlin u zgjodh Brendon Duraku, nënkryetar Kreshnik Yberhysaj, sekretar Astrit Hamzaj, koordinator Avdi Taflaj, financiar Safet Osmanaj. Kurse, anëtarë të Kryesisë u zgjodhën: Besfort Taflija, Arjanit Shoshi, Beslim Hoxhaj dhe Gazm Muslija”, tha Blakaj.
Më tej ai, sipas një njoftimi nga ana e AAK-së, ka kërkuar mobilizim dhe angazhim shtesë të diasporës në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 9 shkurt 2025. /Gazeta Enigma
AAK me degë në Berlin të Gjermanisë
