AAK – Qeverisë: Tregoni pse nuk e sillni ligjin e pagave në Kuvend këtë vit

AAK – Qeverisë: Tregoni pse nuk e sillni ligjin e pagave në Kuvend këtë vit

Kryetari i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se ka dështuar të sjellë në Kuvendin e Kosovës, ligjin për paga, në mungesë të vullnetit politik dhe të zotësisë.

Tahiri në një konferencë për media, ka thënë ka kërkuar nga kjo e fundit që të mos e prekë sistemin e karrierës në ligjin për zyrtarë publikë, si dhe ta sjellë sjellë ligjin për paga në Kuvend.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës e ka pasur afatin e fundit më 29 tetor 2021, siç e ka përcaktuar vet në agjendën legjislative.

Ndër të tjera, Tahiri iu drejtua me kërkesë ndaj Qeverisë që Ligji për Zyrtarët Publikë të mos preket, si dhe kategorizimi të bëhet me një konsultim me agresionet e pavarura dhe njëkohësisht duhet të ketë konsultim me gjitha institucionet relevante.

“Kjo qeveri nuk ka vullnet politik që Ligjin e Pagave ta sjellë në Kuvend dhe mbi të gjitha e ka dezinformuar opinionin publik që ky ligj do të hyjë në fuqi… Kërkesa jonë për Qeverinë e Kosovës për kryeministrin Kurti dhe të gjithë ata që janë duke punuar në këtë ligj është shumë e thjeshtë: Mos e prekni sistemin e karrierës në Ligjin për zyrtarë publik, për shkak se është punuar për 20 vjet… Kategorizimi duhet të bëhet me një konsultim shumë të afërt me tetë agjencitë e pavarura… e dyta, silleni Ligjin e Pagave në Kuvend ose dilni tregojuni sindikatave të shëndetësisë, të arsimit, të policisë, që ky vit nuk do të vjen në qeveri këtë vit ose nuk do të vjen deri në 2023-ën”, tha ai.

Tahiri foli edhe për shqetësime të tjera. Ai tha se ligji për zyrtarë publikë ka për qëllim të dëmtojë të arriturat në administratë tatimore dhe në shërbimin civil për 20 vjet.

“Nga ajo që kemi parë edhe në publik, shihet që amandamentimi i Ligjit për zyrtarë publikë ka për qëllim të dëmtojë seriozisht të arriturat që i kemi pasur në administratë shtetërore dhe në shërbimin civil tash 20 vjet. E para, ka të bëjë me tendencën e qeverisë me e prishë sistemin e karrierës ën shërbimin civil, që nënkupton në aspektin praktik, shefat e divizioneve dhe departamenteve kthehen dhe shndërrohen në një marrëdhënie pune si në sektorin privat… E dyta, ka të bëjë me kategorizimin e zyrtarëve publikë në këtë ligj, që drejtpërdrejt e afekton Ligjin e Pagave dhe që nënkupton se ky kategorizim rritë dhe zvogëlon pagat”, tha Tahiri./KP/

Related Articles