AAK viziton minatorët: Kjo grevë është sociale dhe nuk është politike, Qeveri vepro urgjent

AAK viziton minatorët: Kjo grevë është sociale dhe nuk është politike, Qeveri vepro urgjent

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka njoftuar se kanë vizituar minatorët të cilët janë në grevë tash e dhjetë ditë. Nga miniera e Stan Tërgut, Tahiri i tha se shëndeti i minatorëve është përkeqësuar.

Ai i bëri thirrje Qeverisë që të veprojë “shpejt”.

Postimi i plotë

Kjo grevë është sociale dhe nuk është politike – Qeveri vepro urgjent!

Sonte, si grup parlamentar i AAK-së ishim në vizitë tek minatorët grevistë të Trepçës, ku u informuam për gjendjen e tyre shëndetësore në ditën e dhjetë të grevës.

Nga afër pamë që shëndeti i minatorëve është në gjendje alarmante dhe se veprimi i Qeverisë duhet të jetë i shpejtë në funksion të shpëtimit të jetës së minatorëve. Kjo grevë është sociale dhe nuk është politike.

Sindikatën e minatorëve e njoftuam, që si parti, nuk jemi këtu për interes politik, por për t’u solidarizuar me ju, duke qenë të gatshëm që të japim kontributin tonë në ngritjen e shqetësimeve të tyre dhe zgjidhjen e problemit përmes mekanizmave në Parlament të Kosovës.

Related Articles