Abazi “gozhdon” Haxhiun për reformat në drejtësi, akuzon pushtetin për politizimin e Policisë

Abazi “gozhdon” Haxhiun për reformat në drejtësi, akuzon pushtetin për politizimin e Policisë

Deputeti Haki Abazi, ka thënë se qëndrimi i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pasi Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar si anti-kushtetuese ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, është gabimi i saj i radhës në vazhdimësi.

Sipas tij, vendimi i Kushtetueses nuk e arsyeton qëndrimin e Haxhiut duke pasur parasysh se pushtetet në Kosovë janë të ndara dhe kësisoj nuk mund të kontestohen.

Ai gjithashtu tha se puna dhe drejtësia kanë qenë premtimet e Lëvizjes Vetëvendosje para se të vinte në pushtet.

Abazi shtoi se prokuroria ka nevojë për reforma pasi siç shprehet ai, nuk e ka treguar suksesin për ta bërë punën e vet.

“Interesant me u ni se ky në fakt ka qenë premtimi i LVV-së për punë dhe drejtësi. Realiteti është që prokuroria e Kosovës ka nevojë për reformim sepse qartazi nuk ka treguar suksesin e duhur për të bërë punën e vet për luftën e krimit dhe korrupsionit”, tha ai sonte në T7.

Gjithashtu, ai akuzoi pushtetin për politizimin e njësiteve hetimore në kuadër të Policisë së Kosovës.

“Unë kisha filluar nga kontrolli politik te policia hetimore brenda njësiteve të hetimit nëp Polici, që është një prej hallkave që nevojitet reformim dhe i shpejtë. Sepse, aty fillon gjithçka te policia pastaj te prokuroria, gjykata e hallkat tjera. Nevoja është në çdo matje institucionale, sistemi drejtësisë është pjesa më e dobët e sistemit tonë”, shtoi Abazi.

Related Articles