Afërdita Rakipi dhe Avni Mustafaj, janë dy përfituesit e kontratave mijëra eurove për lobim në ShBA.
Bazuar në kontratat e nënshkruara më 26 qershor dhe të vlefshme për një vit, Rakipi dhe Mustafaj do të paguhen nga 147 mijë euro nga MPJD-ja për aktivitetet e tyre.
E ky angazhim i këtyre dy përfituesve sipas deputetit, Haki Abazi është e papranueshme.
Ai ka shkruar se njëri nga përfituesit duke aluduar në Avni Mustafajn se ka zero ndikim në në ShBA.
Madje ka shkruar se a ka ndikim negative në ShBA për shkak se e ka shuar Këshillin Shqiptaro Amerikan.
Postimi i plotë i Abazit:
Thonë se janë të angazhuar me orar të pjesshëm në detyrën e tyre për “avancimin e marrëdhënieve dypalëshe mes SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës”.
Kontrata qeveritare e Lobimit në Amerikë!
Se kjo qeveri nuk e ka as idenë se çfarë po bën, tregon edhe kontrata për lobim në SHBA. Sipas informacionit, kompania e angazhuar nga qeveria e Kosovës për lobim në SHBA, para së gjithash përfaqësuesi e ka shuar Këshillin Shqiptaro Amerikan për shkak të keqmenagjimit të fondeve duke humbur statusin “earmarked funding” nga qeveria amerikane. Si pasojë sot nuk ekziston Këshilli Shqiptaro Amerikan!
E dyta, përfaqësuesi ka qenë kundërshtari më i madh i çdo ndryshimi politik në Kosovë. Në mënyrë aktive dhe madje shumë joprofesionale duke keqinformuar dhe manipuluar me informacion kundër të gjithë atyre që kanë pasë qëndrim e angazhim kundër grupeve të korrruptuara dhe të kriminalizuara, për këte është ballafaquar drejtpërsëdrejti.
Ndikimi i përfaqësuesit lobues në Ëashington DC, është i barabart me zero në mos negativ për shkak të rolit të tij në shuarjen e Këshillit Shqiptaro Amerikan.
Mungesa e thellë e njohurive dhe informacionit dhe arroganca e Ministrës së Punëve të Jashtme jo që ka dëmtuar seriozisht interesin e Kosovës por vebdimet janë bërë burim i dëshprimit dhe dekurajimit për diplomatët dhe punën e tyre në vendet përkatëse.