Deputeti nga radhët e LVV-së, Haki Abazi ka thënë se nuk do të largohet nga Grupi Parlamentar i këtij subjekti politik, edhe nëse do të shkarkohet sot nga komisionet parlamentare prej Kuvendit të Kosovës, që pritet të hidhet në votim gjatë seancës së sotme.
Ai tha se nëse deputetët e LVV-së e vendosin që ta shkarkojnë, natyrisht “që e respektoj në plotëni”.
“Nuk do të largohem nga Grupi Parlamentar i LVV-së. E thashë në fillim që s’kam votë kundër e as dalje nga LVV-ja. Nuk kemi asnjë agjendë mbrapa në kuptimin e asaj që do të kemi dalje në parti të tjera, kjo është e kotë. Unë po flas për çështje përmbajtjesore, s’po flas për trasnfere që kemi parë në të kaluarën”, tha ai sot para gazetarëve.