Abazoviq: Për herë të parë në histori Mali i Zi po nis një program hapësinor

Abazoviq: Për herë të parë në histori Mali i Zi po nis një program hapësinor

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, njoftoi se Mali i Zi për herë të parë në histori po nis një program hapësinor.

“Jam i sigurt se ky informacion do të shkaktojë pak tallje, për disa madje do të jetë edhe subjekt humori, por është çështje serioze dhe jam i lumtur t’iu njoftoj për këtë gjë”, tha ai gjatë një mbledhjeje të Qeverisë.

Ai tha se zhvillimi i satelitit “Luça”, që duhet të lëshohet në hapësirë, është duke ndodhur. “Shpresojë që ‘Luça’ jonë do të lëshohet në një të ardhme, shpresojë më 2023-2024”.

Abazoviq ka biseduar me Nino Drakuliq, Nikolla Peroviq dhe Filip Joviçeviq, novatorë të Malit të Zi, njëherësh përfaqësues të organizatës për Kërkime Hapësinore të Malit të Zi, të cilët kanë iniciuar projektin për lëshimin e parë të satelitit malazias, “Luça”.

Kryeministri i Malit të Zi tha se ekzekutivi, përmes Fondit për Inovacion, dëshiron të inkurajojë të rinjtë që të krijojnë gjëra inovative.

Tetorin e kaluar po ashtu ka pasur bisedime se Mali i Zi do të kryejë testimin e një sateliti. Përfaqësuesit e organizatës për Kërkime Hapësinore të Malit të Zi e kanë informuar Abazoviqin për detajet e këtij projekti.

Projekti do të financohet nga një grant i “ekonomisë qytetare”.

“Fondi i Inovacionit do ta mbështesë këtë projekt. Nuk ka të bëjë me fonde të mëdha, por kërkon shumë punë. Mali i Zi do të hapë perspektiva të reja, për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme me shtete të tjera dhe të zhvillohet në këtë drejtim”, tha Abazoviq.

“Ekonomia qytetare” është një projekt që ka nisur në janar të vitit 2019 dhe deri më tani ka sjellë 310 milionë euro.

Nga kjo shumë, 188 milionë euro janë në një llogari të posaçme ku të huajt që duan pasaportë të Malit të Zi mund ta blejnë me para, ndërkaq pjesa tjerët është dërguar në llogaritë e shtetit dhe investitorëve që zhvillojnë projekte në fushën e turizmit, tha në fund të vitit 2022 drejtori i Agjencisë për Investime, Mlladen Gërgiq.

Bashkimi Evropian e ka këshilluar Malin e Zi që të ndalë praktikën e dhënies së shtetësisë për investitorët pasi ka thënë se paraqet rrezik për pastrim parash, shmangie të tatimeve, financim të terrorizmit, korrupsion dhe infiltrim në organizata kriminale./rel/

Related Articles