Abazoviq: Shqiptarët në Mal të Zi kurrë s’kanë qenë më mirë

Abazoviq: Shqiptarët në Mal të Zi kurrë s’kanë qenë më mirë

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha se Jakov Milatoviq do të jetë presidenti i ri i Malit të Zi.

Abazoviq u shpreh se do të jetë i lumtur që të punojë bashkë me të, për të eliminuar farën e politikës së kaluar dhe të krijohet një vlerë e re proevropiane në Mal të Zi.

Sipas tij, shqiptarët në Mal të zi janë sot më mirë se kurrë, të integruar në qeverisjen qendrore dhe lokale.

“Çështjen e kishës e përfunduam vitin e kaluar kur nënshkruar marrëveshjen, kisha nuk është çështje që përfshihet në zgjedhje. Është zgjedhje e lirë e partive shqiptare në Mal të zi që të mos pozicionohen me asnjë kandidat për president”.

“Shqiptarët në Mal të Zi kurrë s’kanë qenë më mirë, të gjithë të integruar në qeveri dhe me të drejta të plota, në Tuz e Ulqin. Gjukanoviq ka 30 vjet në pushtet dhe është i lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Çdokush duhet të jetë i zëvendësueshëm, kurrë nuk do kemi politikanë që rrinë nga 30 vjet në pushtet. Nuk jetojmë në Bjellorusi, jemi në Mal të Zi”, tha Abazoviq për Euronews Albania.

Related Articles