Abazoviq takohet me Kurtin, ofron që Mali i Zi të jetë mikëpritës i dialogut Prishtinë-Beograd

Abazoviq takohet me Kurtin, ofron që Mali i Zi të jetë mikëpritës i dialogut Prishtinë-Beograd

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka oftuar që Mali i Zi, “si vend mik i Serbisë dhe Kosovës”, të jetë mikëpritës i rundit e radhës të dialogut Prishtinë-Beograd, me përfshirjen e zyrtarëve evropianë dhe amerikanë.

Abazoviq, përmes një postimi në Twitter pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tha se “promovimi i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal është një nga synimet kryesore të politikës së jashtme të Malit të Zi“.

“Interesi ynë i përbashkët është të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët në një bisedë të hapur“, ka shkruar ai.

Related Articles