Abbott pret ushtarët e FSK-së që diplomuan në MB: Do të vazhdojmë të investojmë në Forcën e Kosovës

Abbott pret ushtarët e FSK-së që diplomuan në MB: Do të vazhdojmë të investojmë në Forcën e Kosovës

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka pritur disa pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë diplomuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai tha se vendi i tij “do të vazhdojë të investojë në një forcë kaq të re dhe të aftë”.

“Jam po aq krenar për suksesin e tyre sa edhe Komandanti i FSK-së dhe Ministri i Mbrojtjes”

“Kjo marrëdhënie nuk është vetëm një reflektim i angazhimit tonë të kaluar, por i përkushtimit tonë të ardhshëm për një të ardhme të sigurt për Kosovën dhe të gjithë ata që jetojnë këtu”, deklaroi Abbott.

Related Articles