Abbott: Të papranueshme kërcënimet ndaj policëve që duan të shërbejnë për shtetin

Abbott: Të papranueshme kërcënimet ndaj policëve që duan të shërbejnë për shtetin

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, i ka quajtur të papranueshme kërcënimet që po u bëhen policëve të rinj serb në Kosovë.

Ai tha se është e rëndësishme që Policia e Kosovës të reflektojë diversitetin e Kosovës dhe të jetë në gjendje t’u shërbejë të gjitha komuniteteve.

“I ndaj plotësisht këto shqetësime. Është e rëndësishme që Policia e Kosovës të reflektojë diversitetin e Kosovës dhe të jetë në gjendje t’u shërbejë të gjitha komuniteteve. Frikësimet dhe kërcënimet ndaj atyre që duan të kontribuojnë për shtetin e tyre, janë të papranueshme”, ka shkruar ai.

Abbott po ashtu ka shpërndarë edhe reagimin e shefit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano reagoi një ditë më parë.

Related Articles