Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një videoje ka rikujtuar një premtim të Kurtit, që sipas tij nuk është realizuar.
Abdixhiku tha se Kurti Kurti i kishte premtuar 160 çerdhe derisa gjatë mandatit u bënë veç katër sosh.
“Fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë! Ndryshimi po vjen!”, tha ai.
Kreu i LDK-së postimin e tij e shoqëroi edhe me një video me sekuenca të marra nga fushata e kaluar zgjedhore e Vetëvendosjes. /Gazeta Enigma