Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shprehur qëndrimin e partisë së tij, kundër Ballkanit të Hapur, raporton GazetaEnigma.
I ftuar në emisionin Context në ATV, Abdixhiku deklaroi se nuk kanë ndryshuar qëndrim për këtë çështje, derisa shtoi se janë pro Procesit të Berlinit.
“Jemi kundër ‘Open Balkan’ dhe jemi pro Procesit të Berlinit”, deklaroi ai.
Sipas tij, Open Balkan nuk është interes i Kosovës, por interes është Procesi i Berlinit.
Gjithashtu, Abdixhiku shtoi se LDK-së i ishte propozuar Ballkani i Hapur në vitin 2016 por që e kishin kundërshtuar dhe njësoj kishte vepruar edhe Mali i Zi, deri tani. / GazetaEnigma