Abdixhiku: Ka një të ardhme të bukur përpara, ju ftoj ta bëjmë bashkërisht

Abdixhiku: Ka një të ardhme të bukur përpara, ju ftoj ta bëjmë bashkërisht

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, i është drejtuar me një videomesazh të gjithë atyre që janë të papërcaktuar se kë të votojnë, duke thëne se ai është “alternativa”.

Në videon e postuar në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku shprehet se ka refuzuar të bëjë fushatë negative e përçarje, dhe se nuk i ka ftuar qytetarët për ndarje e urrejtje, e në vend të kësaj ka folur për projekte konkrete, për 5 miliardë euro investime që do t’i bëjë për katër vjet.

“Kam prezantuar projekte konkrete. Kam folur për të ardhmen e Republikës së Kosovës duke lënë anash gjithë të kaluarën, gjithë ndarjen, gjithë përçarjen që na mbizotëron tani”.

“Prandaj, për të gjithë ju të papërcaktuarit, ju që na shihni vetëm në vija partiake, ju lus të shikoni përtej saj. Në këtë lëvizje të madhe kombëtare shqiptare që po na ndodh, ndryshimi i vërtetë jeni ju. Me ju bashkë, Republika e Kosovës bëhet siç e kemi ëndërruar gjithherë. Dhe jo, s’jam këtu t’ju kthej në të kaluarën, por s’do t’ju mbaj as në të tashmen. Ka një të ardhme të bukur përpara, prandaj ju ftoj ta bëjmë këtë të ardhme bashkërisht”, shprehet Abdixhiku në adresimin e tij.

Related Articles