Osmani tregon detaje të bisedave me Kurtin

Osmani tregon detaje të bisedave me Kurtin

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani ka treguar detaje të bisedave me kryeministrin tashmë në detyrë, Albin Kurtin.

Ajo në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova gjersa ka shpalosur detaje ka thënë mes tjerash se i është thënë se presidenti nuk duhet të merret me politikë të jashtme.

“Ta them, gjëra sikur ‘na duhet një president që nuk merret me politikë të jashtme’, por ju e dini që kjo është detyrë kushtetuese e presidentit të Republikës”.

“Nuk mundesh një mendësi që e ke instaluar ndoshta në parti tani ta bartësh në tërësi në institucione dhe të kërkosh që një president të mendoj gjithnjë njësoj si ti, të veproj po se po, por edhe të mendoj edhe njësoj se kjo e bën të pavlefshëm kushtetutën, demokacinë dhe vlerat që unë besoj dhe kam besuar gjatë gjithë rrugëtimit tim politik. Shpreh keqardhje që e kanë shkatërruar një projekt politik në të cilën qytetarët e Kosovës kanë besuar shumë”, deklaroi Osmani.

Related Articles