Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se mbyllja e Klan Kosovës është sulm i një pushteti autoritar ndaj fjalës së lirë.
“Është sulm i paranojës propagandistike ndaj vet demokracisë. Ky pushtet do krizë. Ky pushtet do frikë. Në këtë betejë, të paprecedentë, nuk është vetëm një televizion. Janë të gjitha mediat, gazetarët e promovuesit e fjalës së lirë. Jemi të gjithë, individualisht e kolektivisht. Prandaj dhe në këtë përballje do të jemi bashkë të gjithë”, ka shkruar ai.
“Fjala e lirë do të triumfojë. Urdhërat e PolitByrosë nuk e mundin dot demokracinë kosovare. Shoqëria kosovare ka triumfuar dhe në përballje më të rënda. Do ta kapërcejë dhe këtë”.
Lidhur me këtë Abdixhiku ka ftuar organet e drejtësisë që ta bëjnë punën e vet dh eta mbrojnë demokracinë.
“Urdhërdhënësit e PolitByrosë dhe ekzekutuesit e këtyre urdhrave brenda institucioneve të shtetit, do të mbahen përgjegjës para ligjit herët apo vonë. Pushtetet janë të përkohshme, shteti mbetet i përhershëm”.