Abdixhiku në 14 vjetori e vendimit të GJND-së: LDK krenare për rolin e saj në proces

Abdixhiku në 14 vjetori e vendimit të GJND-së: LDK krenare për rolin e saj në proces

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar sot në 14 vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili theksoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare, raporton Gazeta Enigma.

Abdixhiku tha se “Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet krenare në rolin e pazëvendësueshëm që luajti konkretisht në këtë proces, dhe në këtë rrugë të denjë të Kosovës”.

“14 vjet nga konstatimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se “Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare”. Më 22 korrik të vitit 2010, Kosova bashkoi njerëzit më profesional në bashkëveprim me miqtë strategjik, për të dëshmuar legjitimitetin e të drejtës sonë për liri, pavarësi dhe demokraci. Ky vendim i shumëpritur dhe gjykim i drejtë ishte vulë përfundimtare e drejtësisë, e cila i mundësoi Kosovës kërkimin e përfshirjes si shtet i barabartë mes atyre shteteve demokratike”, tha Abdixhiku.

Ai tha se “në gjithë këtë periudhë me sfida”, Kosova ishte “krah aleancës së pa rezervë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe miqve të tjerë ndërkombëtar”.

Related Articles