Abdixhiku në Lipjan, qytetarëve u zotohet për gazin amerikan

Abdixhiku në Lipjan, qytetarëve u zotohet për gazin amerikan

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, po vazhdon të mbaj fushatë elektorale, pak ditë para zgjedhjeve.

Sonte ai iu drejtua qytetarëve të Lipjanit.

Ai ka përsëritur zotimin për gazin amerikan, vlerë kjo 120 milionë euro, nga e cila do të përfitojnë edhe qytetarët e kësaj komune.

Sipas tij, Lipjani do të shndërrohet në udhëkryq energjetik nga gazi amerikan. E për të cilën LDK veçse ka filluar komunikimin me administratën amerikane.

“Më lejoni të zotohem, para jush, se me linjën e re të gazit amerikan, nga Shkupi nëpër Ferizaj e Lipjan, deri në Pirshtinë e Mitrovicë, qyteti i juaj do të shndërrohet në udhëkryq energjetik. Nga ky udhëkryq e kjo linjë, ju do të mund të siguroni dhe ngrohjen qendrore. Plot 120 milion euro të investuara në linjën e gazit amerikan; për të cilën linjë veçse kemi filluar komunikimin me administratën e re’’, tha Abdixhiku gjatë tubimit në Lipjan. /Gazeta Enigma

Related Articles