Abdixhiku në Rahovec: LDK po shndërrohet në forcë të pandalshme

Abdixhiku në Rahovec: LDK po shndërrohet në forcë të pandalshme

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në tubimin e kësaj partie në Rahovec tha se sërish ndjenë frymën e bashkimit dhe shpresës të një populli të tërë që po ngritët fuqishëm.

Abdixhiku tha se Rahoveci është qytet i ndershmërisë dhe punës dhe sipas tij, valët e mbështetjes për LDK-në po i bashkohen lumit të pandalshëm që e ka përfshirë çdo kënd të Kosovës.

“Në çdo hap sot, jemi të lidhur fort me historinë tonë, por para së gjithash, jemi të mbështetur tek e ardhmja, të udhëhequr nga forca jonë e përbashkët dhe puna e palodhur që kemi përpara”.

“Prandaj entuziazmi dhe përkushtimi që ndjemë sot në Rahovec ishin edhe një tjetër dëshmi se LDK po shndërrohet në një forcë të pandalshme. Nga qytetet më të mëdha deri te fshatrat më të vogla, qytetarët e vendit po i përgjigjen këngës sonë për ndryshim dhe thirrjes sonë për kryengritje të djathë kombëtare”, tha Abdixhiku.

Më tej, ai tha se sonte Rahoveci e tha qartë atë që, siç tha ai, po e brohorit e tërë Kosova “ndryshimi po vjen, dhe fitorja e 9 shkurtit është e pashmangshme”.

Related Articles