Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar Donald Trump Jr., djalin e presidentit amerikan Donald Trump, gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara.
Takimi është zhvilluar në kuadër të pjesëmarrjes së Osmanit në hapjen e “Qatar Economic Forum, Powered by Bloomberg”, në New York.
Osmani ka marrë pjesë në këtë forum me ftesë të kryeministrit të Katarit dhe Bloomberg.
Në një postim në Facebook, ajo ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në organizime të tilla, duke thënë se ato krijojnë mundësi për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare, mbështetjen për Kosovën dhe tërheqjen e investimeve.
“Kosova duhet gjithnjë të jetë aty ku diskutohen dhe ndërtohen mundësitë e së ardhmes”, ka shkruar Osmani.
