Abdixhiku: Nuk ka marrëveshje të keqe me NATO-n

Abdixhiku: Nuk ka marrëveshje të keqe me NATO-n

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti i cili edhe njëherë e potencoi sot se vazhdon që ta konsiderojë marrëveshjen e Kosovës me NATO-n të dëmshme për interesin e qytetarëve.

Abdixhiku tha se nuk ka dhe asnjëherë s’do të ketë Kosova marrëveshje të keqe me NATO-n.

“Nuk ka dhe s’do të ketë Kosova marrëveshje të keqe me Naton. Nato është kujdestar i kufijve tanë, djemtë e vajzat e Natos po na ruajnë sonte derisa [po flasë une, e kryeministri kumedit ku është, kufijtë atje në Veri.

Nuk ka marrëveshje të keqe me NATO-n, çdo çështje me Naton duhet të trajtohet drejtpërdrejt në tavolinë me ta”, tha Abdixhiku në ATV.

Ndërsa, Kurti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës tha se marrëveshja e Kosovës me Naton vazhdon të jetë e dëmshme.

“Marrëveshja në fjalë që ka qenë një shkëmbim i letrave që ju e përmendet ka qenë dhe vazhdon të jetë e dëmshme për interesat e qytetarëve të Kosovës. Unë vazhdoj t’i qëndroj pas asaj që kam thënë në vitin 2020. Unë nuk kam akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së për shkëmbim të letrave dhe nuk mund të kërkojë llogari prej tij. E kam akuzuar titullarin e mëhershëm të institucioneve të Republikës së Kosovës që kam dhënë firmën në një shkresë  të tillë.  Një problem që i ka rrënjët 8 vite më parë nuk mund të adresohet e rregullohet me një takim të vetë. Atëherë çështjen e kam referuar në prokurori dhe i mbetet prokurorisë. Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe NATO-së do të vazhdojnë që të thellohen”, tha Kurti

Related Articles