Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë nderime të dëshmorëve të asaj ane.
Abdixhiku tha se bashkë me Hazirin bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve, homazhe tek busti i Ibrahim Uruqit në Bresalc, e më pas edhe vizitë familjes së tij.
“Nderuam po ashtu dëshmorët Hanumshahe e Tefik Zymberin Vizituam familjen e Nuri Idrizit; një veprimtar i madh i lëvizjes për liri e pavarësi. Vizituam Bashkësinë Islame, si shenjë e nderimit e respekti”.
“Në fund mbajtëm takim mobilizues me strukturën tonë në Gjilan. Takimet me qytetarë e familje në çdo anë vazhdojnë të jenë bazament i ringritjes së djathtë”, shkroi Abdixhiku.
Tutje, ai tha se me qytetarët po flasin hapur e po marrin mbështetje për programin e tyre, të cilin ai e quajti kombëtar.
Po rilidhim veten me secilin qytetar drejt një qëllimi të madh – bërjen e Republikës siç e meriton, siç mundet, siç do ta bëjmë bashkë. Rrugën e bëjmë bashkë”, shkroi Abdixhiku.