Robin Krasniqi rikthehet sonte në ring, ky televizion kosovar e transmeton meçin e tij

Robin Krasniqi rikthehet sonte në ring, ky televizion kosovar e transmeton meçin e tij

Robin Krasniqi dhe Jorge Silva do të përballen sonte. Meçi mes tyre do të zhvillohet në Augsburg të Gjermanisë dhe i takon kategorisë gjysmë të rëndë.

Përballja mes tyre është e planifikuar për 10 raunde. Meçi nuk është i vlefshëm për ndonjë titull në boks apo kualifikim për ndonjë titull.

Për Krasniqin do të jetë ky meçi i 61-të në boksin profesionist. Ai ka 53 fitore dhe shtatë humbje.

Ky meç pritet të fillojë rreth orës 22:30, kurse do të transmetohet në Klan Kosova.

Related Articles