Abdixhiku për Kolë Berishën: Kosova humbi patriotin e orëve më të vështira të vendit tonë

Abdixhiku për Kolë Berishën: Kosova humbi patriotin e orëve më të vështira të vendit tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dërguar ngushëllime familjes së ish-nënkryetarit të LDK-së, Kolë Berisha, i cili ka vdekur sot si pasojë e një sëmundje të rëndë, raporton Gazeta “Enigma”

Abdixhiku në telegramin e ngushëllimit ka shkruar se mëngjesi i sotëm nuk ishte i dhimbshëm vetëm për familjen Berisha, por edhe për Lidhjen Demokratike si dhe krejt Kosovën.

LEXO EDHE: Kush ishte Kolë Berisha, i cili ndërroi jetë sot

Ai ka thënë se Kosova humbi patriotin e orëve më të vështira të vendin tonë, politikanin e madh dhe luftëtarin e palodhur që punoi shumë për liri, pavarësi dhe demokraci.

Abdixhiku ka thënë se përpjekjet e Berishës për ndërtimin e institucioneve të Kosovës do të mbeten të paharruara në mendjen dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve, ndërsa puna dhe veprimtaria e tij do të jenë udhërrëfyes që do të vlerësohet brez pas brezi.

Telegram i plotë:

Related Articles