Abdixhiku për liberalizimin e vizave: Trajtimi jokorrekt dhe i padrejtë mori fund

Abdixhiku për liberalizimin e vizave: Trajtimi jokorrekt dhe i padrejtë mori fund

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka përshëndetur miratimin e liberalizimit të vizave nga Parlamenti Evropian.

Abdixhiku e ka quajtur këtë ditë si të paharrueshme për Kosovën dhe qytetarët e saj.

”Një ditë e paharrueshme për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj pasi liberalizimi i shumëpritur i vizave miratohet përfundimisht nga Parlamenti Evropian“, ka shkruar Abdixhiku në Twitter.

Ai ka thënë se procesi i vonuar deri më tash ishte i padrejtë për Kosovën.

”Një trajtim jokorrekt dhe i padrejtë po i afrohet fundit. Ne e festojmë këtë moment historik dhe presim me padurim një të ardhme brenda familjes evropiane“, ka thënë ai.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që i nënshtrohet liberaliziimit të vizave.

Related Articles