Abdixhiku për tollovinë te qendra e vaksinimit: Një Qeveri e tërë në gjumë

Abdixhiku për tollovinë te qendra e vaksinimit: Një Qeveri e tërë në gjumë

Që nga mëngjesi para sallës “1 tetori” në Prishtinë është krijuar tollovi e madhe nga personat që po prisnin për të marrë vaksinën Anti Covid-19.

Për këtë arsye ka interevenuar edhe policia e Kosovës, derisa, për situatën e krijuar ka reaguar edhe shefi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Abdichiku ka thënë se një situatë e tillë është papërgjegjësi, e tutje, ka shtuar se ky është “akt i dërgimit të të moshuarve në përballje për jetën”.

“Ky s’është vaksinim. Është akt i dërgimit të t’moshuarve në përballje për jetën.  Një Qeveri e tërë në gjumë”, tha ai.

Papërgjegjësi!Ky s’është vaksinim. Është akt i dërgimit të t’moshuarve në përballje për jetën. Një Qeveri e tërë në gjumë!Posted by Lumir Abdixhiku on Friday, May 14, 2021

Related Articles