Radhë të gjata te salla “1 Tetori” për t’u vaksinuar, intervenon Policia

Radhë të gjata te salla “1 Tetori” për t’u vaksinuar, intervenon Policia

Pas një ditë pushimi për shkak të Fiter Bajramit, ka rifilluar vaksinimi i qytetarëve mbi moshën 65-vjeç, raporton Gazeta Enigma.

Për rajonin e Prishtinës, vaksinimi vijon në sallën “1 Tetori” ndërsa në komunat e tjera nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Interesimi i qytetarëve ka qenë i madh për të marrë vaksinën, duke shkaktuar tollovi e radhë të gjata për çka është dashur edhe intervenimi i Policisë së Kosovës.

Madje disa nga të moshuarit thanë se janë duke pritur që ta marrin vaksinën më shumë se dy orë.

Related Articles