Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka komentuar procesin zgjedhor të së dielës të cilin e ka vlerësuar edhe si rikthim të vërtetë të LDK-së.
Abdixhiku ka thënë se si LDK, 17 tetorin do ta kujtojnë me krenari siç e kujtojnë 14 shkurti si mësim, raporton Gazeta Express.
“Si LDK, 17 tetorin do ta kujtojmë me krenari; siç e kujtojmë 14 shkurtin si mësim. Njerëzit e Kosovës na vlerësojnë kur jemi të drejtë, siç na largohen kur s’jemi të tillë – dhe kjo është vlera më e mirë e demokracisë.Veprimtarët tanë i falënderoj për rezultatin e arritur. Një rikthim vërtetë i madh”, ka thënë ai.
Kreu i LDK-së, ka thënë poashtu se s’ka vend për festë por punë për raundin e ri.
“Vend për mburrje, festë e garë fituesish s’ka. Mbështetja për ne s’është kundër askujt tjetër. Prandaj të punojmë për raundin e ri; e të qëndrojmë kokëulur por krenarë përballë qytetarëve tanë. Besimin e tyre duhet ta kujdestarojmë me plot kujdes si në pushtet ashtu dhe në opozitë. Politikën duhet ta shohim vetëm si përgjegjësi”, ka thënë Abdixhiku./Gazeta Enigma.