Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Përparim Rama është kryetar i ri i Prishtinës, raporton Ekonomia Online.
Në një konferencë për medie, Abdixhiku ia ka uruar fitoren Ramës, duke thënë se do të kujdestarojnë në Prishtinë me kujdes të madh.
“Do të kujdestarojmë në Prishtinë me plotë kujdes. Përparimi me ekipën e tij, do të shërbej si një kryetar për të gjithë”, tha Abdixhiku.
“Ti falënderoj qytetarët që kanë treguar kulturë të lartë, t’i falënderoj komisionerë e vëzhguesit. Në basë të dhënave të konfirmuara tash më LDK është fituese e kryeqytetit të Prishtinës. Më lejoni t’i shpall fitoret në Fushë Kosovë, Junik, Dragash, Viti dhe po presim numërimin në komunat e tjera është arritje për LDK dhe për kryeqytetin”./Gazeta Enigma/